Jump to content


Photo

Si te pergatisim disa pjata


  • Please log in to reply
1 reply to this topic

#1 Ina_84

Ina_84

    Doktoresha VIP

  • Moderators
  • 504 posts

Posted 19 December 2006 - 02:44 PM

Si te gatuajme mishin e qingjit me specet....(SECONDO)
Ingredienti;
1.5 kg mish qingji,80 gr gjalp,3 spece,2 hudhra,vaj,dafine,kripe,piper,uthull,vere te bardhe.
Pergatitja;
E presim mishin copa-copa dhe e veme ne nje tigan te gjere bashke me 50 gr gjalpe,pak dafine, dhe fillojme skuqjen me zjarr te vogel dhe pak e nga pak i leshojme veren.Mbas disa minutash hedhim specet e prere ne pjese,hudhren e grire,piper e kripe dhe i lagim me hudhra.Bashkojme mishin me sugon e ngrire dhe i leme te piqen per 15 min me 250 grade.

KERPURDHA ME PROSHUTE(CONTORNO)
Ingredienti;
200 gr proshute crudo,uthull,1 kg kerpurdha,2 qepe,vaj,ereza,gjalp,hudhra,kripe,piper.
Pergatitja;
Pastrojme me kujdes kerpurdhat dhe i presim ne copa-copa.I skuqim me vaj me zjarr te vogel per te mos lejuar djegien.Ne nje tigan tjeter shkrijme gjalpin proshuten dhe qepen te ndare ne pjese te vogla dhe kur fillojne te marrin ngjyre i bashkojme me kerpurdhat,kripen,piper,hudher dhe ereza.I leme te skuqen dhe disa minuta dhe pjata eshte gati. lumturi.gif lumturi.gif lumturi.gif rolleyes.gif rolleyes.gif
Io E tE 3 MeTrI sOpRa Il CiElO.............

#2 ISA82

ISA82

    NULL

  • Members
  • PipPipPip
  • 53 posts

Posted 16 January 2007 - 11:09 AM

Llazanja (PRIMO)
Koha e pregatitjes: 20-30 minuta
Koha e gatuatjes: 25-30 minuta
Kategori: Pasta
Shkalla e veshtirsis: Shum

Prezentimi

Lazanja


Brumi pregatitet njësoj si për petët e dorës,po me atë normativë, ndahet në
kuleçë dhe pasi lihet për 15-20 minuta i mbuluar me pecetë të lagur,nëmënyrë që të mos
zërë cipë në sipërfaqe,hapet petë me trashësi rreth 2-3 mm.Petët thahen pak dhe priten në shirita
4 gishta të gjerë.Shiritat e gjatë i ndajmë në 2-3 pjesë.
Në tenxheren me ujë të valuar e kripë hidhen petët pjesë -pjesë dhe lihen të ziejë për 4-5 minuta,hiqen nga
uji i vluar dhe hidhen ne ujë të ftohtë për disa minuta,kullohen dhe shtrohen në tavë që të drejtohen.
Pasi të jenë zier të gjitha petët ,përgatitet kima.
Në tigan me yndyrë të nxehë kapërdiset qepa e prerë në formë kubike të vogla,pastaj shtohet mishi i grirë,i cili përzihet
duke e mbajtur në zjarr për 10 minuta derisa të avullohet lëngu dhe të ngelet me yndyrë të vet .Shtohen domate të freskëta
të qëruara e të grira ose salcë,përzihen së bashku,hidhet kripë,piper,dafinë,lëng mishi ose ujë
dhe lihen të ziejë 5-10 minuta.Në tavë të lyer me yndyrë,e cila spërkatet me galetë të bluar,shtrohet1/3 e sasisë
së petëve,mbi to vendoset ghysma e kimes,pastaj 1/3 e petëve të tjera,hidhet pjesa tjetër e kimës rrafshohet mirë dhe mbulohet me pjesën tjetër të petëve.
Në një tenxhere tjetëtr ose tigan kaurdiset pak miell me gjalpë ,shuhet me qumësht të nxehtë dhe përzihet shpejt që të mos krijohen kokrra.Kur
kjo masë është trazuar dhe bërë e njëllojtë,hiqet nga zjarri,ftohet pak dhe përzihet me vezë .Kjo masë që quhet salcë e bardhë shtrohet ne tavë sipër petëve,
rrafshohet në të gjithe sipërfaqen, spërkatet me djathë kaçkavall e gjalpë dhe piqet në furrë derisa të krijojnë një kore të kaqërremtë
Përberja


Për 4-5 persona duhen:


Miell 3 gota,vezë 3 kokrra,mish i grirë 200 gram,qepë 2 kokrra
salcë 2 lugë gjelle,yndyrë 3-4 lugë gjelle, kripë,piper , dafinë
pak gjalpë.
Për salcën e bardhë :

miell 2 lugë gjelle,qumshtë 1 gotë uji,vezë 1 kokërr, gjalpë 1 lugë gjelle.

KESHILLE: kjo lloj pjate shoqerohet me vere te bardhe...


JU BEFTE MIR biggrin.gif dance13fm0uv.gif

Veriu Imazhe




0 user(s) are reading this topic

0 members, 0 guests, 0 anonymous users