Festa kombėtare shqiptare e 28 Nėntorit - Ditės sė Flamurit dhe pavarėsisė u rrėzua sot nė nivel tė komisioneve parlamentare si propozim i bėrė pėr tu bėrė festė shtetėrore nė Maqedoni.
Deputetët e Komisionit për sistem politik dhe marrëdhënie ndëretnike nuk kanë pranuar propozimin e bërë nga grupi parlamentar i PDSH-së për ndryshimin e Ligjit për festat dhe përfshirjen e 28 Nëntorit si festë shtetërore për shqiptarët në Maqedoni.
Por, deputetët e BDI për herë të parë kanë mbështetur këtë propozim të bërë nga PDSH-ja, mirëpo shumicën nuk u sigurua, për shkak të votimit të kundërt nga ana e VMRO-DPMNE dhe partive tjera maqedonase. Nga LSDM nuk kanë marrë pjesë në seancën e votimit të këtij komisioni parlamentar.
Ndërkohë, një muaj më parë kreu i BDI-së, Ali Ahmeti nuk përjashtoi mundësinë që 28 Nëntori si Dita e flamurit kombëtar të përfshihet si festë shtetërore në Maqedoni. (INA)
|