AOL Portal
Kryefaqja | Forumi | Posta E-mail | Video | te gjitha sherbimet...
  Lajme  
Lajme->Bota->Irani: Izraeli, tumor qė duhet eleminuar [ Kėrko ]

                                  
  •  Menu
>> Kronike
>> Politike
>> Aktualitet
>> Kosova dhe Rajoni
>> Bota
>> Arti dhe Kultura
>> Sporti
>> Ekonomi

  •  Foto Lajm
  •  Sondazhe

Nano President?

  • Po
  • Jo
  • Nuk me intereson
Ajax LoaderTrego Rezultatet


Irani: Izraeli, tumor qė duhet eleminuar
Publikuar me: Shtunė, 04 Shkurt 2012 13:45
zoom
“Irani do të mbështesë cdo grup a vend që do të luftojë kundër Izraelit”. Lideri suprem, Ajatollah Ali Kamenei, gjatë fjalimit të mbajtur në “Universitetin e Teheranit” në lutjen e së premtes, e cilësoi regjimin zionist “një tumor malinj që duhet të eleminohet”.

“Këto kërcënime dëshmojnë mungesën e aftësisë së Shteteve të Bashkuara, për një përplasje logjike”, deklaroi ndër të tjera Ajatollahu. Ai tha se Irani do t’i përgjigjet cdo kërcënimi. Përballë kërcënimeve për naftën apo luftën, ne kemi zërin tonë, tha lideri suprem iranian, të cilat do t’i shpallim në momentin e duhur, nëse do të jetë e nevojshme. Gazeta amerikane “Washington Post”, permes një shkrimi, zbuloi frikën e Uashingtonit për një sulm të Izraelit ndaj Iranit që mund të ndodhë në pranverë.   Në fakt ky ishte parashikimi i Sekretarit Amerikan të Mbrojtjes, Leon Panetta, sipas të cilit Izraeli mund të sulmojë centralet berthamore iraniane “në prill, maj apo qershor”. Gazetari David Ignatius i “Washington Post” shkruan se aviacioni i Jeruzalemit mendon të godasë kundërshtarët me operacione të kufizuara 4-5 ditore, duke shkaktuar dëme të mjaftueshme për ta vonuar programin bërthamor të Iranit. Në vazhdim, parashikohet ndërhyrja e OKB-së që do të vendosë armëpushimin. Ignatius mendon se anulimi i stërvitjes së përbashkët izraelito-amerikane, e parashikuar në pranverë, ndoshta merr një shpjegim, pasi Jeruzalemi i kishte komunikuar probleme për vënien e trupave në dispozicion. Sipas gazetarit të  “Washington Post”, këto probleme lidhen me impenjimin ushtarak në Iran. Por cila do të ishte përgjigjia e Iranit përballë këtij skenari: bllokimi i Ngushticës së Hormuzit dhe atentatet. Në këtë situate, shkruan prestigjozja amerikane, Pentagoni nuk do të rrijë duarlidhur dhe fill pas kësaj mund të aktivizohet “Roja Revolucionare Iraniane”, duke u kundërpergjigjur anijeve apo bazave amerikane në Gjirin Persik.



Burimi: top-channel.tv | Editor: ANTONIKAJ | Lexuar 69 here | Shpėrndaje
Tags:
Vlerësimi: 1 - Mesatarja:

Vleresimi maksimal 5: 1 2 3 4 5

Shkruaj Emrin:
Shkruaj Komentin:
Jeni dakort me artikullin ose ju pelqen ai? PO - JO
Kush eshte heroi yne kombetar?(fillon me : sken). Pergjigju:=Pergjigja eshte: skenderbeu
*Nese nuk dini pergjigjen mjafton te vendosni shigjeten e mouse-it tuaj mbi ikonen e pikepyetjes dhe shikoni pergjigjen.


Komentet dhe Opinionet tuaja - 0 përsona e pëlqejnë! | 0 përsona nuk e pëlqejnë!
Komento i pari kete artikull!


Totali pėrdoruesve: 7 (1 Anėtarė 6 Vizitorė dhe 0 Anėtarė Anonim)
Tė dukshėm janė: 1 ANTONIKAJ


 

AOL Portal
© Aol Online - AOL 2011
Some rights reserved :)
CFARĖ dhe KUSH JEMI? NA NDIQNI SHĖRBIME
Kush ėshtė Aol? Facebook Forumi
Privatėsia Veriu portal Posta mail
Tė drejtat Bėj Aol faqe fillestare Video
Kontakto Shto Aol favorite Lajme