AOL Portal
Lajme  
 
Lajme->Kosova dhe Rajoni->Kosovė, krijohet "Koalicioni UĒK"
Publikuar me: Enjte, 18 Maj 2017 22:45
zoom

Partia Demokratike e Kosovës ka arritur në orët e mbrëmjes së sotme koalicionin më të madh parazgjedhor me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismën për Kosovën, për zgjedhjet e 11 qershorit.

Përfaqësues të tre partive të dala nga UÇK konfirmuan koalicionin pak para se të skadonte afati i regjistrimit të koalicioneve për zgjedhjet e parakohshme të 11 qershorit në Kosovë.

Ato kanë arritur një marrëveshje për koalicionin parazgjedhor, pak para mbylljes së afatit në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve, për deklarimin e koalicioneve.

Ndërkohë, partia Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, konfirmon se lideri i saj, Ramush Haradinaj është kandidat për kryeministër.

Koalicioni parazgjedhor mund të quhet edhe "Koalicioni UÇK", pasi të tre liderat, Kadri Veseli i PDK, Ramush Haradinaj i AAK dhe Fatmir Limaj i Nismës, kanë qenë komandantë lufte të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.



Tė tjera lajme

Mogherini fton 6 kryeministrat e Ballkanit Perėndimor nė takim
17 Maj 2017
Prishtinė/ Dhunohet barbarisht gazetarja kritike Albana Xharra
13 Maj 2017
Kosova dhe Shqipėria/ Presidentėt: BE, alternativa jonė e vetme
12 Maj 2017
Merr fund bashkėqeverisja mes PDK dhe LDK, Kosova nė zgjedhje me 18 qershor
10 Maj 2017
Intervista/ Kosova kėrkon njohjen nga Greqia
08 Maj 2017
Imazhe nga Artikulli


Burimi: Top-channel. Tv | Editor: Redaksia Online | Lexuar 159 here |
Tags:
Ndjesia juaj mbi kėtė artikull!
INDINJUAR
0%
TRISHTUAR
0%
NORMALE
0%
SHQETESUAR
0%
KENAQUR
0%

Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje

Shkruaj Emrin:
Shkruaj Komentin:
Jeni dakort me artikullin ose ju pelqen ai? PO - JO
Emri i kryeqytetit te Kosoves?. Pergjigju:=Pergjigja eshte: prishtina
*Nese nuk dini pergjigjen mjafton te vendosni shigjeten e mouse-it tuaj mbi ikonen e pikepyetjes dhe shikoni pergjigjen.


Komentet dhe Opinionet tuaja - 0 përsona e pëlqejnë! | 0 përsona nuk e pëlqejnë!
Komento i pari kete artikull!