AOL Portal
Kryefaqja | Forumi | Posta E-mail | Video | te gjitha sherbimet...
  Lajme  

KRONIKEPOLITIKEAKTUALITETKOSOVA DHE RAJONIBOTAARSIMI DHE KULTURAEKONOMISOCIALEANALIZA

Lajme->Aktualitet->Rezultatet e censusit sipas qarqeve

SONDAZHE

A do qeverise e majta me mire se e djathta ne shqiperi?

  • Po
  • Jo
  • Ndoshta
  • Nuk e di
Ajax LoaderTrego Rezultatet


Rezultatet e censusit sipas qarqeve
Publikuar me: Hėnė, 20 Maj 2013 20:24
zoom

Pas rezultateve të përgjithshme, INSTAT bëri publike të dhënat e Censusit të popullsisë dhe banesave në nivel qarku, të ndara sipas bashkive dhe komunave. 

Sa i përket numrit të popullsisë, që krahasuar me vitin 2001 ka pësuar një rritje me 8 për qind, Tirana mbetet qarku më i madh, ku është përqendruar 27% e popullsisë. Pas Tiranës vijnë Fieri dhe Elbasani me 11% respektivisht, ndërsa dy qarqet me popullsinë më të vogël janë Kukësi dhe Gjirokastra, ku është përqendruar 3% e popullsisë së vendit. 

Sipas rezultateve të dhjetorit, pyetjes që ngjalli polemika, asaj mbi përkatësinë etnike, 82.58 % i janë përgjigjur se janë shqiptarë ndërsa 0.87 % se janë grekë. Kurse asaj mbi fenë 56.70 % i janë përgjigjur se janë myslimanë, 10. 03 % katolikë dhe 6.75 % ortodoksë. 

Në të dyja rastet kanë refuzuar të përgjigjen 14 % e të anketuarve. Por të dhënat sipas qarqeve tregojnë se pjesa më e madhe e pakicave etnike greke është e përqendruar në Gjirokastër dhe Vlorë, me rreth 7 për qind. Ndërsa e asaj maqedonase në Korcë, me rreth 2 për qind. Dy qytetet që janë përgjigjur në përqindjen më të lartë se janë shqiptarë, janë Shkodra dhe Dibra me rreth 91 për qind. 

Kurse sa i përket fesë, pjesa më e madhe e ortodoksëve është përqendruar në Gjirokastër e Korcë, me 16 dhe 17 për qind dhe Vlorë me 14 për qind. Ajo katolike është e përqendruar në Lezhë e Shkodër me 72 dhe 47 për qind, ndërsa myslimane në Kukës me rreth 84 për qind dhe Berat e Dibër me 82 për qind. 

Këto të dhëna janë kundërshtuar nga përfaqësues të kishës ortodokse, sipas të cilëve numri i të krishterëve ortodoks është shumë herë më i madh se ai i publikuar në census. 

Edhe tek këto të dhëna mungojnë rezultatet mbi numrin e të papunëve në vend, një tjetër pikë e shumëdebatuar e censusit të parë të realizuar pas atij të 10 viteve më parë por që pritet të publikohet në fund të këtij viti.   



Tė tjera lajme

Shqipėria nis eksportin e armėve drejt Irakut
29 Gus 2014
Ndryshime nė Kodin Rrugor, ashpėrsohen ndėshkimet pėr kundravajtėsit
27 Gus 2014
Jep dorėheqjen kryeinspektori i INUK, Zyhdi Dajti
27 Gus 2014
Skandali! Ankohet pėr dhunė familjare, shefi i policisė i kėrkon seks
26 Gus 2014
Vedhja e Bankes: Apeli konfirmon e masen e arrestit per te pandehurit
26 Gus 2014
Foto nga artikulli


Burimi: top-channel.tv | Editor: Redaksia Online | Lexuar 231 here |
Tags:
Ndjesia juaj mbi kėtė artikull!
INDINJUAR
0%
TRISHTUAR
0%
NORMALE
0%
SHQETESUAR
0%
KENAQUR
0%

Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje

Shkruaj Emrin:
Shkruaj Komentin:
Jeni dakort me artikullin ose ju pelqen ai? PO - JO
Si quhet deti ne jug te shqiperise?(vetem emri). Pergjigju:=Pergjigja eshte: jon
*Nese nuk dini pergjigjen mjafton te vendosni shigjeten e mouse-it tuaj mbi ikonen e pikepyetjes dhe shikoni pergjigjen.


Komentet dhe Opinionet tuaja - 0 përsona e pëlqejnë! | 0 përsona nuk e pëlqejnë!
Komento i pari kete artikull!
 

Albania Online Portal
© Albania Online Online - AOL 2011
Some rights reserved :)
CFARĖ dhe KUSH JEMI? NA NDIQNI SHĖRBIME
Kush ėshtė Albania Online? Facebook Forumi
Privatėsia Veriu portal Posta mail
Tė drejtat Bėj Albania Online faqe fillestare Video
Kontakto Shto Albania Online favorite Lajme