Kryefaqja | Forumi | Posta E-mail | Video |
AOL Portal
 
  Revista  
Revista->Shėndeti->Nishanet, tumori "i panjohur" qė prek mbi 80% tė shqiptarėve [ Kėrko ]

Nishanet, tumori "i panjohur" qė prek mbi 80% tė shqiptarėve

Publikuar me: Enjte, 18 Janarė 2007 12:19


zoom

Specialistët, kontroll mbi 800 individë me moshë nga 20 deri në 60 vjeç

 

Shenja në trup, njolla në fytyrë apo nishane të zmadhuara. Vajzat, e aq më pak djemtë shqiptarë, nuk kanë kujdes për lëkurën. Por jo vetëm kaq. Shqiptarët nuk e kanë fare në listën e tyre vizitën te mjeku dermatolog, nëse nuk kanë probleme të përkeqësuara të lëkurës, në mënyrë të veçantë të fytyrës. Krahët, shpatullat apo komplet pjesa e kurrizit, është e mbushur me nishane apo shenja ngjyrë kafe, të cilat zmadhohen dhe shumohen nga viti në vit. Ndryshe këto nishane apo shenja dalluese të lëkurës quhen edhe kancer i lëkurës. Këto njolla formohen si pasojë e ekspozimit të tepruar në rrezet e diellit, kur lëkura nuk është lyer me asnjë solucion mbrojtës. Në kohën e plazhit mund të dallosh lehtësisht se shumica e vajzave kanë njolla apo nishane të krijuara nga rrezet ultravjollcë. Ndërsa para viteve 1990 nuk njiheshin fare kremrat mbrojtës për diellin, përgjatë këtyre 17 vjetëve shqiptarët njohin mjetet mbrojtëse, por nuk këshillohen me mjekun për t‘i përdorur ato në mënyrën e duhur dhe sipas llojit të lëkurës. Gjashtë specialistë të shëndetit publik kanë anketuar rreth 800 individë të moshave të ndryshme, nga 20 deri në 60 vjeç. Nga të gjithë të anketuarit, vetëm 12 për qind e tyre deklaruan se janë këshilluar për mjetet mbrojtëse të lëkurës, në mënyrë të veçantë nga rrezet ultravjollcë. Sipas studimit, "ideja" e mbrojtjes nga dielli ishte individuale dhe jo si pasojë e sugjerimeve të mjekut të lëkurës, estetistit apo specialistëve të tjerë, të cilët janë kompetent në dhënien e informacioneve lidhur me shëndetin e lëkurës. "Vetëm 27 për qind e të anketuarve ishte në dijeni se qytetarët duhet të vizitohen dhe të këshillohen nga mjeku", thuhet në studim. "Këshillimi nga mjeku për parandalimin dytësor të kancerit të lëkurës duket se i jepet më shumë rëndësi se sa këshillimi parësor në moshat e mesme të vendit", është një nga konkluzionet e studimit. Kjo do të thotë se shqiptarët vizitohen te mjeku specialist vetëm kur sëmundja bëhet e rrezikshme për shëndetin dhe vetëm kur diagnostikimi e mbrojtja duhet të bëhet "me patjetër". Ndërkohë që nishanet e mëdha, që ndryshe quhen edhe kanceri i lëkurës, mund të shfaqen edhe si pasojë e trashëgimisë dhe delikatesës së disa llojeve të lëkurave, kryesisht tek ata persona që konsiderohen biond apo me tipare të çelura. Nga të gjitha llojet e kancerit që diagnostikohen për çdo vit, një e treta është kancer lëkure. Ky lloj kanceri kap kryesisht njerëzit midis moshave 40 dhe 60 vjeç. Nëse njeriu është djegur nga rrezet e diellit, nuk mbetet shumë për të bërë, veç konsultës dhe ushqyerjes me vitamina për të mos rrezikuar edhe më shumë. 90 % e kancerit në lëkurë ka lidhje me rrezet ultravioletë (përtej vjollcës) të diellit. Ata që heqin më keq se të tjerët nga rrezet ultravjollcë janë personat me lëkurë tepër të bardhë dhe me tipare të çelura Nishanet e zakonshme kanë formë të rregullt, gjenden të shpërndarë në mënyrë të rregullt, kufizohen në mënyrë të njëjtë nga të gjitha anët me lëkurën, janë një ose dyngjyrëshe dhe janë më të vogla se 5 mm në diametër. Ato rriten me rritjen e njeriut e pastaj mbeten të pandryshueshme Këshilla Në vendet mesdhetare, ku bën pjesë edhe Shqipëria, nuk duhen marrë rreze dielli në më tepër se 15-30 minuta në orën 12:00 të drekës Diçka tjetër që është e rëndësishme të dihet, është ajo që era dhe retë e vogla freskojnë motin, por nuk pengojnë rrezet ultraviolet



Burimi: Sipas dermatologėve dhe specialistėve tė shėndetit publik, shumica e shqiptarėve nuk e ka nė edukatė mbrojtjen serioze nga kanceri i lėkurės. | Editor: gento | Lexuar 4701 here |
Tags:
Ndjesia juaj mbi kėtė artikull!
INDINJUAR
0%
TRISHTUAR
0%
NORMALE
0%
SHQETESUAR
100%
KENAQUR
0%

Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje

Shkruaj Emrin:
Shkruaj Komentin:
Jeni dakort me artikullin ose ju pelqen ai? PO - JO
Kush eshte heroi yne kombetar?(fillon me : sken). Pergjigju:=Pergjigja eshte: skenderbeu
*Nese nuk dini pergjigjen mjafton te vendosni shigjeten e mouse-it tuaj mbi ikonen e pikepyetjes dhe shikoni pergjigjen.


Komentet dhe Opinionet tuaja - 1 përsona e pëlqejnë! | 0 përsona nuk e pëlqejnë!

Eshte dakort me artikullin!
Juela - komentuar me: 14 Kor 2013
no koment..


Totali i pėrdoruesve tek Revista: 53 (0 Pėrdoruesit e Rregjistruar 53 Vizitorė dhe 0 Pėrdorues Anonim)
Pėrdoruesit e dukshėm janė: 0


 

Albania Online Portal
© Albania Online Online - AOL 2011
Some rights reserved :)
CFARĖ dhe KUSH JEMI? NA NDIQNI SHĖRBIME
Kush ėshtė Albania Online? Facebook Forumi
Privatėsia Veriu portal Posta mail
Tė drejtat Bėj Albania Online faqe fillestare Video
Kontakto Shto Albania Online favorite Lajme