Kryefaqja | Forumi | Posta E-mail | Video |
AOL Portal
 
  Sot  
Sot->Kuriozitete->Homoseksuali shqiptar: Ja si jetonim nė kohėn e monizmit [ Kėrko ]

Homoseksuali shqiptar: Ja si jetonim nė kohėn e monizmit
Publikuar me: Mėrkurrė, 04 Prill 2012 18:31
zoom TIRANE- E ka pėrjetuar homoseksualitetin e tij edhe nėn diktaturėn e monizmit, ku, nėse pikasej dėnohej me 10 vjet burg. Mė 1994, pavarėsisht situatės sė egėr qė ekzistonte kundėr komunitetit tė tyre nė vendin tonė, ai krijon shoqatėn e parė tė Gay Albania, qė pas largimit tė tij nga Shqipėria jo vetėm u shkatėrrua, por edhe u keqpėrdor. Qė nga 1997 ka marrė azil nė Amerikė dhe kur ėshtė kthyer nė Shqipėri shumė vite mė pas, njė pjesė e madhe e shokėve tė tij kanė vdekur nga infektimi me AIDS dhe stigma e turpit. Nė njė intervistė tė dhėnė pėr gazetėn e LGBT "Xhulia" rrėfen edhe pėr betejėn e asaj kohe pėr tė ndryshuar ligjin qė dėnonte "pederastinė".

Kur e keni kuptuar orientimin tuaj seksual dhe si e keni pėrjetuar kėtė zbulim?
Mesa mbaj mend, qė nė moshė fare tė vogėl e kuptoja qė isha ndryshe nga tė tjerėt. Megjithėse shoqėrohesha me djem, shpesh isha i tėrhequr dhe ndodhte qė tė luaja me vajzat dhe me lodrat e tyre, ndėrkohė qė isha shumė pak i interesuar pėr lojrat "tipike" tė djemve, si pėr shembull futboll, etj. Nė moshėn 12-13 vjeēare fillova tė ndjehesha konfuz rreth ndjenjave tė mia, megjithėse pėlqeja vajzat disi, ndjehesha mė shumė i tėrhequr emocionalisht drejt tė njėjtės gjini. Kjo periudhė shumė e trishtuar vazhdoi deri nė moshėn 20 vjeēare. Shpesh ndjehesha i izoluar dhe depresiv, duke qenė se nuk kisha ndonjė informacion ose asistencė emocionale. Nė fillim mendoja se unė isha i vetmi nė botė qė kisha kėto ndjenja, por me kalimin e viteve fillova tė njihja edhe njerėz tė tjerė si unė dhe njėkohėsisht fillova tė kem lidhje tė vėrteta dashurie, disi tė fshehta, por tė mbushura me emocione dhe drama, tė cilat duke qenė se zgjatėn pėr vite tė tėra, mė formuan emocionalisht dhe mė bėnė mė tė fortė pėr tė pėrballuar realitetin dhe paragjykimet e mykura tė asaj kohe. Vendosa t'i qėndroj besnik vetes sime, tė jetoja jetėn time ashtu siē ma kishte falur Nėna Natyrė dhe jo siē e kėrkonte i ashtuquajturi "Kodi i Shoqėrisė" shqiptare.

A kishte nė atė kohė persona qė guxonin t'a shprehnin hapur orientimin e tyre seksual dhe nėse po, ēfarė ndodhte me to?
Po, mė kujtohen disa prej tyre qė pata fatin t'i njoh personalisht nėpėr vite. Disa prej tyre kishin histori shumė tė trishtuara e tė dhimbshme, tė cilat nė momente tė veēanta e kthenin dramėn e hidhur tė jetės sė tyre nė humor e gėzim tė sinqertė, momente kėto qė mė kanė lėnė mbresa tė paharrueshme. Shumė prej kėtyre njerėzve ishin tė braktisur nga familjet e tyre dhe tashmė nuk kishin mė kontakte me to. Shoqėria i pėrbuzte dhe i diskriminonte dhe si pėr pasojė gjendja e tyre ishte gjithmonė e dėshpėruar. Shpesh alkooli ishte ngushėllimi i tyre i vetėm. Ėshtė pėr tė ardhur keq qė disa prej tyre patėn njė fund tragjik e tė dėshpėruar. Shumė njerėz si ne, nė fushėn e artit dhe tė kulturės, por edhe nė aspektet e tjera tė jetės, duke qenė disi tė hapur rreth seksualitetit tė tyre, kishin humbur vendet e punės, tė drejtėn e ushtrimit tė profesionit tė tyre, si edhe kishin bėrė vite tė tėra burg, bazuar nė Nenin 137 tė "Kodit tė Procedurės Penale" tė RPSSH-sė, qė dėnonte 'pederastinė' me 10 vjet heqje lirie. Vlen kėtu pėr t'u sqaruar se termi 'pederast' ishte pėrdorur gabimisht nė kėtė kod. Ky term ishte huazuar nga frėngjishtja dhe nė kėtė gjuhė ka kuptimin e njė tė rrituri nė moshėn ligjore, i cili kryen marrėdhėnie me tė mitur, me pak fjalė ajo qė sot quhet pedofili.

Me ardhjen e demokracisė si filloi ta ndjejė veten komuniteti LGBT dhe ēfarė perspektivash u hapėn?
Shumė gjėra filluan tė ndryshojnė. Me hapjen e kufijve, u hapėn edhe mendjet e njerėzve dhe lėvizja e lirė drejt perėndimit filloi tė sillte njėfarė ndryshimi nė konceptimin e jetės dhe tė fenomeneve shoqėrore qė nė Shqipėri deri nė atė kohė ishin tabł. Komuniteti LGBT filloi disi mė hapur tė shoqėrohej dhe tė mblidhej mbrėmjeve nė pika tė caktuara nė Tiranė. Shpesh vinin edhe nga rrethet dhe njiheshim me njėri-tjetrin, por shumica emigroi pėr tė pasur njė jetė mė tė mirė dhe sigurisht mė tė lirė.

Ēfarė ju nxiti tė organizoheshit? Cili ishte qėllimi i organizatės dhe si filluan organizimet e para? Si u prit krijimi i organizatės nga vetė komuniteti, shoqėria dhe institucionet?
Me ndryshimin e sistemit tė qeverisjes, shumė gjėra filluan tė ndryshonin nė ēdo aspekt. Nė shtypin e shkruar tė pėrditshėm lexohej dhe diskutohej tashmė rreth ēdo aspekti tė jetės. Tė qenurit 'ndryshe', mė dha njė shtysė tė shkruaja njė artikull nė gazetėn "Playboy", nė Mars 1994. Ishte njė artikull i thjeshtė, por i sinqertė. Vendosa tė pėrdor pseudonimin "Xhulia" pėr ta bėrė artikullin edhe mė interesant (emrin Xhulia e zgjodha nga seriali televiziv "Disperatamente Giulia" qė transmetohej asokohe nė tvsh, drama e tė cilit ishte e mira nė luftė kundėr sė keqes). Pas botimit tė artikullit, u krijuan shumė polemika dhe shihja tanimė njerėzit qė diskutonin me pasion. Albanologu i famshėm shqiptar, R.E., i cili ndodhej me punė nė Shqipėri ato ditė, i kėrkoi disa miqve tė mi tė njihej me mua. Pas njė takimi dhe bisedash tė gjata, u dha ideja qė tė organizoheshim dhe tė krijonim njė shoqatė pėr tė drejtat e homoseksualėve. Pasi ramė dakord, u organizuam 7-8 vetė nė mėnyrė sekrete, nė njė hotel tė Tiranės ku unė punoja dhe diskutuam pėr situatėn dhe perspektivat, pa harruar se ende ishte nė fuqi ligji qė dėnonte homoseksualizimin. mė 29 Mars 1994 ne vendosėm tė krijojmė Shoqatėn "Gay Albania" (sga), organizata e parė nė historinė e Shqipėrisė qė do tė punonte pėr tė drejtat e komunitetit lgbt. Qėllimi kryesor i sga pėrqendrohej nė:Mbėshtetjen e interesave tė homoseksualėve (meshkujve dhe femrave sė bashku) si edhe lufta pėr barazinė e plotė dhe integrimin e tyre nė shoqėrinė shqiptare; pėrhapja e informacionit pozitiv dhe objektiv mbi pakicėn homoseksuale, si edhe lufta kundėr paragjykimeve, fanatizmit, injorancės dhe urrejtjes; mbėshtetje kundėr pėrhapjes sė hiv/aids-it. Pasi pėrgatitėm materialin me gjithēka mė sipėr e postuam nė tė gjithė shtypin qendror tė asaj kohe si dhe nė njė sėrė agjensi lajmesh tė huaja ku njoftonim formimin e sga-sė. Vėrtet ishte njė lajm sensational. Kudo diskutohej e debatohej sigurisht nė mėnyrė negative, por tė paktėn diskutohej dhe kjo tregonte qė ne ekzistonim, kishim ekzistuar dhe do tė ekzistonim.
Pėr ne u shkruajt nė Reuters News, Associated Press dhe nė tėrė shtypin qėndror tė asaj kohe, qė lexohej me fanatizėm. Frika ishte e madhe, por ne vazhduam. Njėkohėsisht filluan te vinin letra e ftesa pėr intervista. U tallėn me ne, na kėrcėnuan, na ndoqėn, por as vetė nuk e di ku e gjenim guximin pėr tė vazhduar.

Cilat ishin sfidat mė tė vėshtira qė hasėt nė punėn tuaj?
Ėshtė pėr tė tė ardhur keq, por dua tė jem i sinqertė. Ishte komuniteti ynė ai qė gjatė gjithė punės sime me sga-nė mė krijoi sfidat dhe vėshtirėsitė mė tė mėdha.

Ēfarė rruge ndoqėt pėr ndryshimin e ligjit deri nė aprovimin e ligjit tė ri, si edhe pėr legalizimin e sga-sė nė Gjykatėn e Tiranės?
Gjatė njė konference nė Budapest, takuam Scott Long, pėrfaqėsues i International Gay and Lesbian Human Rights Commission (iglhrc) dhe e ftuam nė Shqipėri. Me ardhjen e tij nė mėnyrė tepėr sekrete nė vendin e punės ku punoja, u zhvillua njė takim i gjatė ndėrmjet tij dhe kryetarit tė grupit parlamentar tė Partisė Demokratike, mesa mė kujtohet, PD-ja ishte nė pushtet asokohe, me z. A.S. Atij iu shpjegua qartė situata e komunitetit tonė nė Shqipėri dhe iu kėrkua tė shfuqizohej Neni 137, ku 'pederastia' dėnohej me 10 vjet heqje lirie, si edhe shfuqizimi i Nenit 114 tė projektligjit tė ri tė Procedurės Penale qė po punohej nė atė kohė, ku shprehimisht thuhej se 'Pederastia dėnohet me gjobė, ose me 3 vjet heqje lirie'. Njėkohėsisht iglhrc, ilga, eurocaso, Amnesty International etj, ndėrmorrėn njė aksion ku nga shumė vende tė botės u dėrguan nota proteste nė organet mė tė larta tė shtetit shqiptar dhe parlamentit shqiptar, ku bėhej e qartė qė do tė pengohej hyrja e Shqipėrisė nė Kėshillin e Evropės, deri sa tė formulohej njė ligj ku tė mos dėnohej, por tė mbrohej komuniteti lgbt nė Shqipėri. Personalisht kam qenė nė kontakt tė pėrditshėm me deputetė tė parlamentit shqiptar, tė cilėt me vunė nė dijeni dhe kėrkuan opinionin tonė rreth ligjit tė ri qė po formulohej. Sga shkroi njė peticion dhe ja dėrgoi atė 15 deputeteve tė PD-sė, ku kėrkohej ndihma dhe pėrkrahja e tyre pėr shfuqizimin e ligjit tė vjetėr dhe aprovimit tė ligjit tė ri. Nė pamje tė parė duket e lehtė, por tė bėje listėn e 15 deputetėve qė do tė merrnin guximin tė flisnin hapur pėr tė drejtat tona nė Parlament ishte shumė e vėshtirė. Kurrė nuk do harroj momentin kur Kryetari i Komitetit tė Ligjeve zoti H.Sh. mė solli projektligjin dhe diskutuam personalisht pėr formulimin e tij. Formulimi i ligjit tė ri nė Procedurėn Penale u vendos nė Seksionin viii, Akte kriminale ndaj moralit dhe dinjitetit, nė Nenin 116 ku thuhej: Marėdhėniet homoseksuale tė kryera me dhunė, me tė mitur, ose me persona qė nuk mund tė mbrojnė vetveten dėnohet deri nė 5 vjet heqje lirie. Ky ligj hyri nė fuqi mė 1 Qershor 1995. Dua tė theksoj qė kaq patėm mundėsi tė bėnim pėr kėtė ligj, por qė ka nevojė pėr tu ndryshuar e pėrmirėsuar sepse koha ka ndryshuar dhe kėrkesat e komunitetit lgbt janė mė tė evoluara. Ndėrsa Shoqata Gay Albania (sga) u regjistrua si shoqatė ligjore pranė gjykatės sė rrethit tė Tiranės me datėn 2 Qershor 1995 ku dorėzoi dhe depozitoi statusin e saj nė dy gjuhė, anglisht dhe shqip dhe nga kjo ditė ne mund tė zhvillonim aktivitetin tonė tė lirė, sipas ligjeve shqiptare.

Mund tė na thoni diēka mė tepėr rreth punės dhe aktiviteteve qė zhvilloi sga?
SGA pati si qėllim gjithmonė tė jepte intervista e lajme rreth aktiviteteve tona nė shtypin e asaj kohe dhe tė shpjegonte nė mėnyrė pozitive se ēfarė ishte homoseksualizmi dhe se nė ēfarė raporti ishte komuniteti lgbt nė Shqipėri me atė nėpėr botė. Pata fatin tė marr pjesė nė njė diskutim nė Radio Tirana rreth njė filmi me temėn tonė, njėkohėsisht tė jap dy herė intervistė nė tvsh (sigurisht me shpinė pa treguar fytyrėn) rreth tė drejtave tė homoseksualėve ku kėrkohej mirėkuptimi dhe toleranca e mbarė opinionit shqiptar. Morėm pjesė nė shumė takime pune, trajnime e seminare qė na kualifikuan nė punėn tonė. Ndihmesė tė madhe na dha punonjėsi i Pnud-it, i ndjeri Eff Nass, si edhe Doris Frank etj. Me anėtarėt e shoqatės, sigurisht me ata qė pranonin tė njiheshin me anėtarėt e tjerė, bėmė disa party, si dhe mė kryesorja festuam njė vjetorin e sga-sė nė njė hotel tė madh nė Tiranė, ku morrėn pjesė rreth 70 vetė. Ne Tetor tė vitit 1996, OKB organizonte njė konferencė pėr tė drejtat e komunitetit lgbt dhe nga Evropa Lindore duhej tė merrte pjesė njė person nga Rusia ose Shqipėria dhe personi qė merrte vizėn i pari fitonte tė drejtėn e pjesėmarrjes. Fati favorizoi personin nga Rusia, por marrja e vizės mė bėri qė tė largohem nga Shqipėria pėr njė periudhė njė vjeēare. Pas njė fatkeqėsie familjare u ktheva ne Shqipėri. Pasi u ktheva, sga-ja pothuaj nuk funksiononte mė. Ishte viti 1997. Me rėnien e skemave piramidale, vendi hyri nė njė kaos pothuaj luftė civile. Asgjė nuk funksiononte, ambasadat e huaja u mbyllėn. Iglhrc pėr punėn time me SGA mė akordoi ēmimin ndėrkombėtar "Felipa De Souza", ēmim ky qė u jepet personave ose organizatave nė mbarė botėn pėr punėn e tyre pėr tė drejtat e komunitetit lgbt. U desh ndėrhyrja personale e administratės sė Presidentit Clinton dhe personalisht tė Sekretares sė Shtetit Madeleine Albright, pėr tė marrė vizėn dhe ne fund tė majit 1997 tė largohesha pėrfundimisht nga Shqipėria. Me largimin tim, Shoqata Gay Albania pothuajse nuk funksionoi mė dhe personat qė nė mėnyrė tė pa drejtė u morėn me drejtimin e shoqatės, abuzuan e folėn nė emėr tė saj, por pa sukses dhe si pasojė e kėsaj, patėn njė fund tė trishtuar.

Pėrse u detyruat tė largoheshit nga Shqipėria?
Aktiviteti im me sga dhe tė qenurit i hapur rreth seksualitetit tim mė bėri qė tė humb vendin e punės dhe mendoj se qėllimet e mia i arrita nė drejtimin e sga dhe se ishte momenti qė jeta ime tė merrte njė drejtim tjetėr, sigurisht pėr tė qenė mė i sigurtė. Me mbėrritjen time pėr tė marrė ēmimin e akorduar nga iglhrc nė SHB mu ofrua e drejta pėr tė marrė azil politik.
Ēfarė mendimi keni pėr situatėn e komunitetit LGBT nė ditėt e sotme nė Shqipėri?
Pėr vite tė tėra nuk erdha nė Shqipėri dhe nuk kisha asnjė kontakt pėrveē familjes. Kur u ktheva vėrtet u ndjeva keq, sepse kisha humbur njė pjesė tė shokėve e miqve. Disa prej tyre kishin humbur jetėn si pasojė e infektimit tė tyre me Aids dhe stigma e turpit pėr tė mos u identifikuar ose pėr tė kėrkuar ndihmė i la ata tė shuhen nė dhimbje e vetmi. Shumė tė tjerė kishin marrė rrugėn e emigrimit pėr njė jetė tė lirė e tė sigurtė. Me njė shokun tim nė orėt e vona tė natės m'u dha mundėsia pėr tė vizituar disa pika tė ndryshme qė frekuentoheshin nga komuniteti jonė, tė cilat shėrbenin edhe si dhe pika prostitucioni. Ishte vėrtetė pėr tė tė ardhur keq se sa pak informacion kishin rreth std, vėrtetė njė pjesė e tyre ishin tė pa edukuar, por sa mirė do ishte qė dikush t'i kėshillonte e ndihmonte. Me punėn time me sga, pata fatin qė tė njihja e bisedoja me shumė njerėz gay, qė nga ministra, deputetė, artistė dhe deri tek njeriu i rrugės qe njihej dhe tallej nga tė gjithė, por kėto njohje shėrbyen qė tė ndihmonim njėri tjetrin me informacione dhe ndihmė morale.
Komuniteti lgbt nė Shqipėri tani mendoj qė ėshtė njė gjeneratė tjetėr mė i emancipuar qė shpesh nėpėrmjet shtypit e rtv dėgjon tė flitet rreth homoseksualitetit nė biseda, ose filma dhe media elektronike jep informacione tė shumta, tė cilėt i ndihmojnė ato t'i qėndrojnė besnikė vetvetes dhe tė edukohen nė ēdo aspekt sidomos ato qė kanė lidhje tė drejtpėrdrejtė me stilin e jetės sonė.

Ēfarė politikash pranimi e pjesėmarrjeje duhet tė ndjekė lėvizja LGBT?
Mendoj qė kjo lėvizje ėshtė nė rrugė tė mbarė. I ndjek me vėmendje aktivitetet e saj pėr tė sensibilizuar e edukuar opinionin shqiptar rreth homoseksualizmit. Nė lėvizje mendoj qė duhet tė pranohet kushdo qė nga personat straight, ata gay friendly, familjarėt dhe sigurisht ēdo individ i komunitetit tonė. Gjithsesi duhet pasur kujdes i veēantė pėr tė ruajtur anonimatin e ēdokujt, sepse jo tė gjithė njerėzit duan tė identifikohen, por nė ēdo rast atyre duhet t'i garantohet e drejta e pjesėmarrjes nė aktivitete.

Cili ėshtė mesazhi qė i jepni ju komunitetit LGBT?
Qėndroni tė bashkuar, miqėsorė si dhe mbėshtesni njėri-tjetrin. Qėndrojini besnikė vetvetes dhe mos u mundoni tė ndryshoni pėr hir te opinionit. Jetojeni jetėn ashtu siē ju a ka dhėnė Zoti dhe jo siē e duan mendjet e mykura tė mentalitetit mesjetar shqiptar. Mundohuni tė merrni edukimin e duhur, merrni sa mė shumė informacione tė cilat ndihmojnė nė ngritjen tuaj intelektuale e morale. Shikojeni jetėn pozitivisht dhe beni njė jetė tė gėzuar siē dihet ne e kemi nė gen qė kemi shije te mrekullueshme pėr muziken e artin, mėnyrėn e tė veshurit, dekorimin dhe gatimin. Respektoni mė tė moshuarit dhe duajini prindėrit dhe familjen.Asgjė nuk zgjat pafundėsisht dhe siē dihet jeta ėshtė e shkurtėr.
Dashuri dhe paqe!!!

Burimi: shqiptarja.com | Editor: Agron Nikaj | Lexuar 497 here |
Tags:
Ndjesia juaj mbi kėtė artikull!
INDINJUAR
0%
TRISHTUAR
0%
NORMALE
0%
SHQETESUAR
0%
KENAQUR
0%

Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje

Shkruaj Emrin:
Shkruaj Komentin:
Jeni dakort me artikullin ose ju pelqen ai? PO - JO
Emri i kryeqytetit te Kosoves?. Pergjigju:=Pergjigja eshte: prishtina
*Nese nuk dini pergjigjen mjafton te vendosni shigjeten e mouse-it tuaj mbi ikonen e pikepyetjes dhe shikoni pergjigjen.


Komentet dhe Opinionet tuaja - 0 përsona e pëlqejnë! | 0 përsona nuk e pëlqejnë!
Komento i pari kete artikull!
Artikujt te tjere










Artikujt e fundit















 

Albania Online Portal
© Albania Online Online - AOL 2011
Some rights reserved :)
CFARĖ dhe KUSH JEMI? NA NDIQNI SHĖRBIME
Kush ėshtė Albania Online? Facebook Forumi
Privatėsia Veriu portal Posta mail
Tė drejtat Bėj Albania Online faqe fillestare Video
Kontakto Shto Albania Online favorite Lajme